Mbi 2,500 punonjës të institucioneve shëndetësore, janë vaksinuar kundër COVID -19 në Kosovë

Që nga fillimi i vaksinimit, në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në shtatë komunat e vendit, janë vaksinuar mbi 2,500 punonjës të institucioneve shëndetësore.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media.

“Që nga fillimi i vaksinimit, në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në shtatë komunat ku është i organizuar Kujdesi Dytësor Shëndetësor, janë vaksinuar mbi 2,500 punonjës të institucioneve shëndetësore. Ditët në vijim, vaksinimi shtrihet në mesin e punonjësve shëndetësor në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe më pas, edhe tek moshat e shtyra, sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19”, thuhet në postimin e MSH-së publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Përmes vaksinimit kundër COVID-19, synohet të arrihet imunizimi aktiv për të parandaluar COVID-19, të shkaktuar nga virusi SARS-Cov-2.

Të dielën e kaluar kanë arritur një kontingjent prej 24 mijë vaksinave ‘AstraZeneca’ nga një donacion i UNCEF-it I programit COVAX.