Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Maskat grabisin një person në Prishtinë, policia në kërkim të autorëve

Policia ka bërë të ditur se është duke hetuar një rast të grabitjes në Prishtinë.

Një person ka raportuar në polici se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur paratë.

Të dyshuarit, sipas policisë, pas kryerjes së veprës janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes.

Polica thotë se është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet për gjetjen e grabitësve.