Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Pronari i shtëpisë jashtë vendit, i vidhen para e një armë për shenjëtari
18.1.2024 - 10:58
Pasditen e 17 janarit është regjistruar një vjedhje e rëndë në rrugën “Drenica” në Ferizaj. Persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur para dhe një armë me leje për shenjëtari në një shtëpi.
Sipas policisë, pronari i shtëpisë ndodhet jashtë vendit.
Polica thotë se është duke hetuar rastin.
Vjedhja ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 16:00 në rrugën “Drenica”.