Masat e reja të Qeverisë: Ndalohen ahengjet e dasmat, mbyllen klubet e natës

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19 janë ndërmarrë për shkak të numrit të lartë të infektimeve.

“Kapacitetet në spitalet tona janë të kufizuara dhe jemi të detyruar që të ndërmarrim masa për shëndetin publik të qytetarëve”, tha Vitia.

Ai shtoi nga data 20 gusht do të mbyllen klubet e natës, do të ndalohen ahengjet, fejesat, dasmat, do të shkurtohet orari i gastronomisë, nuk do të lejohet që asnjë person të futet në ambiente të mbyllura apo në transport publik pa maskë edhe pse kjo ka qenë edhe në masat paraprake por tani do të rritet mbikëqyrja dhe monitorimi.

 

Të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet me rrezik të lartë do t’u kërkohet certifikata e vaksinimit, testi PCR, apo testi serologjik.

Në çdo aktivitet kulturor, sportiv pjesëmarrësit duhet të paraqesin nga një dëshmi si certifikatën e vaksinimit, testin PCR negativ apo testin serologjik.