Ministria e Shëndetësisë - Foto: KALLXO.com
Masat e reja kundër COVID-19, nuk lejohen ekskursionet dhe shëtitjet grupore
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që t’i lehtësoj masat kundër COVID-19.
Në vendimin e lëshuar për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, thuhet se institucionet e arsimit, ato publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.
Sipas vendimit, konviktet lejohen të punojnë sipas parimit një student një dhomë.
Ndërsa të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit iu ndalohet organizimi i ekskursioneve dhe shëtitjeve grupore.
Sa i përket sigurisë në punë gratë shtatzëna lirohen nga obligimi për tu paraqitur fizikisht në punë duke iu ofruar mundësinë të punojnë nga shtëpia.
Vendimi do të hyjë në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Qeveria merr vendim t’i lejoj dasmat dhe mbrëmjen e maturës