Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetarët e komunave mbajnë takim me u.d. ministren për situatën me COVID

Sot nga ora 14:00 pritet që të mbahet një takim online mes ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha dhe kryetarëve të komunave për të diskutuar lidhur me situatën pandemike.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Masat e vendosura së fundmi për parandalimin e COVID-19 kanë hyrë në fuqi më datën 27 shtator.