Kryetari i Deçanit nuk respekton masat për mbrojtje nga COVID-19, merr pjesë në një aheng me çifteli e pije alkoolike

Bjeshka e Strellcit i ka bashkuar mbi 10 persona në një shtëpi. Në mesin e tyre ishte edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Në disa foto të publikuar nga një qytetar shihet se Ramosaj është pjesë e kësaj ndeje, ku u këndua nën tingujt e çiftelisë, dhe u konsumuan ushqim e pije alkoolike.

Në foto po ashtu shihet se Ramosaj është së bashku me 13 persona, derisa asnjëri prej tyre nuk mban as distancë dhe as maska.

I kontaktuar nga KALLXO.com, Ramosaj tha se fotot e publikuara nuk janë të sotme.

‘Fotot nuk janë sot, sot nuk ka aheng, por munden me qenë të dy apo tre dite”, tha ai.

Sipas masave të Ministrisë së Shëndetësisë, Deçani bënë pjesën në zonë të verdhë. Por, vendimet e ekzekutivit kosovar ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave nëpër ahengje.

Edhe dje lideri i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë një takimi te familja Kqira në Prizren, është pritur nga dhjetëra qytetarë dhe asnjëri nuk ka respektuar masat kundër pandemisë COVID-19.

Kurse, më 22 nëntor nën tingujt e muzikës live, alkoolit e shoqërisë, i pari i Pejës, Gazmend Muhaxheri nuk respektoi masat që i vendosi bashkëpartiaku i tij nga LDK, Armend Zemaj.

Haradinaj me kolegë nuk respektojnë masat kundër COVID-19