Ilustrim

Policia shqiptoi 545 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Policia e Kosovës brenda 24 orëve të kaluara ka arrestuar 27 persona të dyshuar të përfshirë në veprime të ndryshme të kundërligjshme.

Po ashtu, sipas të dhënave të Policisë, 545 qytetarë janë gjobitur për shkak të mosrespektimit të masave kundër COVID-19.

Gjithashtu policia ka shqiptuar 2062 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor.