Ilustrim - Policia në aksion

364 tiketa në Ferizaj për mosrespektim të masave COVID-19

Policia në rajonin e Ferizajt po vazhdon kontrollet për respektimin e masave COVID-19.

Sipas njoftimit të policisë, kontrollet po bëhen nga policia në bashkëpunim me inspektorët komunal, në qendra tregtare, kafiteri, dhe lokacione të tjera të frekuentuara nga qytetarët.

“Këto masa janë respektuar nga shumicë qytetarëve, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe nga ana e zyrtarëve policorë gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 364 tiketa ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar këto masa të parapara me ligji”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se janë dhënë edhe 138 vërejtje, po ashtu për mosrespektim të masave kundër COVID-19.

“Apelojmë tek qytetarët që ti respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe familjarëve të tyre. Policia e Kosovës do të vazhdoj me përmbushjen e detyrave të saj dhe në çdo kohë dhe çdo vend ku do të hasen personat të cilët nuk i respektojnë masat, ndaj tyre do të veprohet sipas ligjit në fuqi”, thuhet në njoftimin e policisë.