FOTO: Komuna e Malishevës

Malishevë, përleshje mes 3 personave

Tre persona janë arrestuar në Malishevë pasi pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur fizikisht mes vete.

Rasti ka ndodhur në Malishevë dje rreth orës 14:00.

Si pasojë e përleshjes, dy prej të përfshirëve kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.