Makineritë e destinuar për fermerët, Komuna e Fushë Kosovës i ndali për vete

Zyra Kombëtare e Auditmit (ZKA) ka gjetur se Komuna e Fushë Kosovës se disa mekanizma bujqësore që ishin paraparë për fermerët, nuk ishte shpërndarë të gjitha tek ta por ishin mbajtur në depo të komunës.

Sipas auditorit, vlera e tyre totale sipas furnizimit është 6,710€ dhe se mekanizmat bujqësore të mbajtura në depo nuk ishin regjistruar si pasuri të komunës.

“Gjatë ekzaminimit fizik kemi identifikuar që ‘’Furnizimi me mekanizëm bujqësor ‘’ (96 copë) për fermerët përfitues të komunës në vlerë prej 70,342€ nuk ishte shpërndarë i gjithë mekanizmi për fermerët, si: Trimer Kositëse bari (2 copë), Kultivator ËM 1100A-6 (2copë), Kositëse me benzin Beker LP-LM61 (2copë), Prerëse bari professional për fusha futbolli Traktor villager VT 1000HD dhe Prerëse bari për parqe dhe fusha futbolli Traktor villager VT 980 ishin mbajtur në depo të komunës për qëllim të mirëmbajtjes për nevojat e komunës. Vlera e tyre totale sipas furnizimit është 6,710€. Mekanizmat bujqësore të mbajtura në depo nuk ishin regjistruar si pasuri të komunës”, thuhet në raport.

raportin për vitin 2020 thuhet se arsyetimi nga zyrtari përgjegjës ishte që disa nga furnizimet janë destinuar për nevojat të komunës për mirëmbajtje të hapësirave komunale.

Kjo sipas ZKA-së ndikon mos shpërndarja e gjithë mekanizmit bujqësor për fermerët e komunës për çfarë është paraparë edhe me thirrjen publike është në kundërshtim me rregulloret e subvencioneve për shkakun se komuna nuk mund ta subvencionoj vetveten.

“…por nëse ka nevojë për mjete të tilla, ajo duhet t’i blej dhe financoj këto pajisje nga programet tjera dhe jo nga subvencionet e parapara për stimulimin dhe zhvillimin e bujqësisë”, citon raporti.

Auditori ka rekomanduar kryetarin e komunës që mjetet e dedikuara për subvencionim të fermerëve sipas thirrjes publike, të shpërndahen të gjitha për fermerët dhe nëse komuna ka nevojë për paisje të tilla, furnizimet t’i kryej nga linjat tjera buxhetore dhe varësisht prej vlerës së tyre, t’i regjistroj si pasuri kapitale apo jo kapitale.