Lumir Abdixhiku ftohet në vizitë zyrtare në Paris

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është ftuar për një vizitë zyrtare në Paris.

Kështu ka treguar zyra për informim e LDK-së të cilët kanë thënë se ftesa ka ardhur nga autoritetet franceze.

Tutje është thënë se gjatë ditëve në vijim Abdixhiku do të takohet me zyrtarë institucional të shtetit të Francës, por pa specifikuar ndonjë emër të zyrtarëve me të cilët do të ketë takim.

Në këto takime është thënë se do të diskutohet lidhur me zhvillimet e fundit politike, dialogun dhe rrugën integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike.