Lufta në Ukrainë - Dita 21

Sirenat ajrore kanë rënë në disa qytete ndërkohë që Ukraina zgjohet në një ditë tjetër të pushtimit rus. Bombardimet e ushtrisë ruse ndaj objektivave ushtarake e civile kanë vazhduar edhe gjatë natës duke rezultuar me vdekje civilësh si dhe shkatërrime të mëdha infrastrukturore. Numri i refugjatëve ukrainas që po largohen nga Ukraina në drejtim të vendeve tjera, është gjithënjë e më shumë në rritje. 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka kritukuar efektivitetin e dispozitës së Nenit 5 të NATO-s, duke e quajtur atë “të dobët”, gjatë një fjalimi të martën. Komentet e tij erdhën pasi qytetet kyçe në Ukrainë, përfshirë Kievin dhe Mariupolin, raportuan dëme të mëdha dhe situata të tmerrshme në terren.

Nëse sapo na jeni bashkangjitur, këto janë zhvillimet e fundit atje:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka hequr dorë nga sugjerimi i tij më i qartë se ai nuk pret që vendi i tij të anëtarësohet në NATO së shpejti. “Për vite kemi dëgjuar se si gjoja është hapur dera [për anëtarësimin në NATO] por tani dëgjojmë se nuk mund të hyjmë. Dhe është e vërtetë dhe duhet pranuar”, tha ai. Dëshira e Kievit për të qenë pjesë e aleancës së mbrojtjes prej 30 anëtarësh ishte ndër ankesat që lideri rus Vladimir Putin i përmendi në një përpjekje për ta justifikuar pushtimin e tij në Ukrainë. Në një fjalim tjetër të martën, Zelensky tha se neni 5 i NATO-s – parimi se një sulm ndaj një anëtari të NATO-s është një sulm ndaj të gjithëve – “asnjëherë nuk ka qenë aq i dobët sa është tani”.

Presidenti ukrainas do të mbajë një fjalim të rrallë të kohës së luftës në Kongresin Amerikan të mërkurën dhe ka të ngjarë të bëjë thirrje të reja për hapa si një zonë ndalim-fluturimi dhe për të ndihmuar në blerjen e avionëve luftarakë. Presidenti Joe Biden i ka hedhur poshtë këto lëvizje si potencialisht të mundshme për ta tërhequr SHBA-në në konflikt me Rusinë, por po vihet nën presion në rritje nga ligjvënësit për të bërë më shumë për Ukrainën. Presidenti amerikan pritet ta shpallë një ndihmë shtesë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN.

Vdekje njerëzish jane raportuar pasi bombardimet goditën ndërtesat në zonat e banuara në të gjithë Kievin dje si dhe gjatë natës së mbrëmshme, sipas autoriteteve ukrainase dhe pamjet e reja satelitore tregojnë shkatërrim të gjerë në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë shtëpitë e dëmtuara në një fshat afër Kievit.

Në qytetin e rrethuar të Mariupolit, mund të shihen shtëpi që digjen, ku më shumë se 2,500 civilë kanë vdekur, vlerësojnë zyrtarët ukrainas.

Një zyrtar ukrainas ka akuzuar trupat ruse se mbajnë robër njerëz në një spital të Mariupol të martën. Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës rajonale të Donetsk, tha se mjekët dhe pacientët po mbaheshin kundër vullnetit të tyre në spitalin rajonal të kujdesit intensiv në Mariupol, i referuar gjithashtu si Spitali Nr. 2.

Sergei Orlov, nënkryetar i bashkisë së Mariupolit, tha se forcat ruse po “shkatërrojnë” qytetin e rrethuar ukrainas dhe se pacientët në një spital po përdorën si robër.

“Ka shumë përleshje në rrugët tona dhe situata dje ishte e tmerrshme”, tha ai për CNN.

Zëvendës Sekretarja e Shtetit të SHBA, ëendy Sherman tha se ka raporte për automjete që largohen nga Mariupol, duke theksuar se nëse ky është në fakt fillimi i një korridori evakuimi, një zhvillim i tillë do të ishte një “hap përpara”.

Bisedimet midis negociatorëve rusë dhe ukrainas kanë përfunduar dje dhe do të rifillojnë të sot, sipas negociatorit ukrainas Mykhailo Podoliak. Ai vuri në dukje se procesi i negociatave ka qenë “shumë i vështirë dhe i rëndë”. “Ka kontradikta thelbësore. Por sigurisht ka vend për kompromis,” tha ai në një postim në Tëitter.

Kryeministrat e Polonisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke arritën me tren të martën në Kiev për t’u takuar me Zelenskyn dhe kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal.

Kryeministrat mbërritën në qytet në emër të këshillit të BE-së, tha Shmyal në Twitter, duke e vlerësuar “guximin e miqve të vërtetë”. Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansha ka deklaruar se ukrainasit nuk po luftojnë vetëm për atdheun e tyre, por gjithashtu po i mbrojnë “vlerat themelore evropiane”.

“Ne jemi këtu sepse lufta juaj është edhe lufta jonë,” tha ai. “Ne po bëjmë gjithçka në kapacitetin tonë për t’ju ndihmuar të ndihmoni refugjatët që vijnë nga Ukraina.” ka shtuar tutje Jansha.

Biden planifikon ta detajojë ndihmën e SHBA për Ukrainën në një fjalim të mërkurën, disa orë pasi presidenti i Ukrainës pritet të parashtrojë kërkesa të reja për ndihmë në një fjalim në Kongres, tha Shtëpia e Bardhë.

Një projekt-ligj masiv shpenzimesh u nënshkrua nga Biden të martën, i cili do të sigurojë një infuzion të vetëm 13.6 miliardë dollarësh të ndihmës ushtarake dhe humanitare për Ukrainën.

Biden gjithashtu do të udhëtojë në Evropë javën e ardhshme për një takim të jashtëzakonshëm të NATO-s dhe për ta treguar mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë. Biden do të bashkohet personalisht me liderët botërorë të NATO-s në Bruksel, Belgjikë, të enjten e ardhshme, 24 mars.

Sipas OKB, 70,000 fëmijë çdo ditë janë bërë refugjatë që nga fillimi i luftës nw Ukrainë mëe 24 shkurt. Numri i përgjithshëm i refugjatëve nga Ukraina ka kaluar tre milionë./CNN