Seanca e Kuvendit më 11 qershor 2021, Foto: KALLXO.com

LIVE – Diskutimi për dialogun Kosovë - Serbi

Ka filluar seance e Kuvendit të Kosovës me pikën e parë – deklarimet jashtë rendit të ditës.

Mes tjerash në këtë seancë do të ketë diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë, thirrur nga kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti.

Bashkimi Evropian njoftoi të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, do të mbahet më 15 qershor në Bruksel.