Fotografi: Vlora Dumoshi në Facebook

Lista e Trashëgimisë Kulturore pasurohet me tetë asete të reja

Listës së aseteve nën mbrojtje të përkohshme të Minstrisë së Kulturës i janë shtuar edhe tetë asete të reja të trashëgimisë kulturore shpirtërore.

Tetë asetet nën mbrojtje janë:

Pleqnia në odat e Dukagjinit, Këngë vajtimi ‘Gjama e Burrave’, Këngë për krye krahi – Malësorçe, Këngë me Lahutë, Këngë e Tepsisë të propozuara nga QRTK Pejë, Mësiti në Shalën e Bajgorës, Kangagjeqi në Shalën e Bajgorës dhe Dasma në Shalën e Bajgorës të propozuara nga QRTK Mitrovicë janë përfshirë në një njësi; Flaka e Janarit, propozim i QRTK Gjilan; Çiftelia dhe Teleisja, si fryti i parë i bashkëpunimit formal me Institutin Albanologjik.