Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Vdes punëtori në Ferizaj pasi bie nga lartësia

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka vdekur në vendin e tij të punës pasi ka rënë nga një lartësi në rrethana të panjohura.

Ngjarja ka ndodhur të hënën, më 19 qershor 2023 në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh policor, viktima është dërguar për tretman ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Tutje është thënë se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore dhe se me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.