Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, Foto:ZKM

Latifi: Kohëzgjatja e licencës për mjekët nga diaspora do të jetë 5-vjeçare

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar Udhëzimin Administrativ për licencimin e profesionistëve shëndetësorë të huaj në vend.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, bëri të ditur se bashkatdhetarët do të kenë licencë 5-vjeçare.

“Për herë të parë në Kosovë bashkatdhetarët do të kenë licencë 5-vjeçare dhe do të heqet çdo taksë. Në çdo institucion shëndetësor pas hyrjes në fuqi të vendimit të sotshëm do të jetë një listë shumë e shkurt e procedurave” – ka thënë Latifi.

Sipas tij, më këtë vendim është thjeshtësuar procedura edhe për ata që vijnë për qëllime humanitare në institucione shëndetësore publike.

Latifi sot në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se nuk ka ndonjë numër të mjekëve nga diaspora që pritet të kthehen në institucionet shëndetësore të Kosovës.

“Nuk di sa mjekë kanë me ardhë por me rëndesi është që t’i kordinojmë aktivitetet që të mos ua bëjmë më të vështirë se sa e kanë. Jam i interesuar që të gjithë të kthehen në sistemin publik por edhe nëse kthehen në sistemin privat është në rregull sepse edhe në sektorin privat janë në shërbim të qytëtarëve të Kosovës” – është shprehur Latifi.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim të lirojë nga obligimi për pajisje me leje pune afatshkurtër profesionistët shëndetësorë të diasporës.

Qeveria miraton udhëzimin administrativ për licencimin e profesionistëve shëndetësorë të huaj