Qeveria miraton udhëzimin administrativ për licencimin e profesionistëve shëndetësorë të huaj

Qeveria e Kosovës ka miratuar udhëzimin administrativ për licencimin e profesionisteve shëndetësorë të huaj në vend dhe vendimin për lirimin nga obligimi për pajisje me leje pune afatshkurtër për profesionistët të diasporës.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë tha se është avatanzh që Kosova të ketë profesionistë shëndetësorë nga mërgata.

“Për shumë kohë kemi biseduar me mërgatën për angazhimin e tyre. Do të ishte avantazh të kemi profesionistë shëndetësor nga mërgata. Me këto dy nisma për herë të parë në Kosovë hiqet detyrimi për t’u pajisur me leje të përkohshme për profesionist shëndetësor. Gjej rastin t’u bëjë thirrje institucioneve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Një gjeneratë e tërë kanë lindur në shtetet e tjera dhe tani dëshirojnë të japin kontributin në Kosovë/ Për profesionistët shëndetësor nga Shqipëria sa të qëndrojnë do të mund të punojnë. Kjo paketë lehtësohet edhe nga MPJD për nxjerrjen e dokumentacionit përmes konsullatave”, tha Kurti.

Ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se “me ketë vendim u hapet puna institucioneve që të licencojnë profesionistë nga mërgata”.