Largimi i afganëve nga Kosova, Foto: MPB

Largohen nga Kosova për në ShBA edhe 79 afganë

79 qytetarë afganë janë larguar nga Kosova për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot në mëngjes.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.

MPB-ja ka theksuar se po punon me Ambasadën e ShBA-së në Kosovë për zhvendosjen e afganëve.

“Sot i përcollëm 79 miqtë tanë afganë që u larguan nga Kosova për në SHBA këtë mëngjes. Ne po punojmë me partnerin tonë USEmbPristina, për t’u siguruar që mysafirët tanë në Camp Liya, të kalojnë sa më mirë derisa janë në vendin tonë dhe të jenë në gjendje të fillojnë jetën e tyre të re sa më shpejt të jetë e mundur në Amerikë”, thuhet në njoftim.

Qindra afganë ishin evakuuar nga Afganistani në Kosovë dhe vende tjera, pasi Shtetet e Bashkuara ishin larguar përfundimisht nga misioni i tyre në Afganistan dhe marrjes së pushtetit nga talebanët.