Lajçak nesër mbërrin në Prishtinë, e pret në takim Vjosa Osmani

Nesër në Kosovë pritet të vijë i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Zyra për media e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se kryetarja e legjislativit, Vjosa Osmani, pritet të ketë një takim me Lajçakun prej orës 17:45.

Siç është thënë në njoftim, pas takimit nuk do të ketë prononcim për media por vetëm komunikatë për media.

Sot gjatë ditës, emisari i presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell, njoftoi se më 27 qershor pritet një takim në mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për arritjen e një marrëveshjeje.

Këtë lajm e kanë përshëndetur presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Avdullah Hoti.

Grenell: Kosova dhe Serbia takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë

www.kallxo.com