Arkiv - Kuvendi i Kosovës, Foto: KALLXO.com

Kuvendi miraton Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Fillimisht për këtë projektligj janë miratuar gjashtë amandamente.

Nga partitë opozitare në votim kanë marrë pjesë deputetët e LDK-së, ndërsa të PDK dhe AAK nuk morrën pjesë në votim.

Sipas memorandumit shpjegues, objektivi i këtij Projektligji është vazhdimi i procesit të legalizimit përmes krijimit të mundësisë së vazhdimit të afateve për legalizim dhe ofrimit të kohës shtesë për krijimin e programeve Qeveritare për trajtimin e objekteve të përfshira në listën e pritjes.

Aliu: Mbi 350 mijë objekte në Kosovë janë pa leje