Ilustrim

Kuvendi mban nesër seancë plenare, në rend dite 30 pika, në mesin e tyre edhe Projektligji për Fondin Sovran

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen nesër në ora 10:00 për seancën e re plenare.

Në rend të ditës të kësaj seance janë 30 pika.

Përveç, deklarimeve jashtë rendit të ditës, e pyetjet parlamentare, në rend të ditës është edhe votimi në parim i Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, i cili ka dështuar të miratohet disa herë.

Në rend të ditës janë një serë marrëveshjesh ndërkombëtare, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ekspertët gjyqësorë, shqyrtimi i dytë i Projektligji për pagën minimale.

Po ashtu, nesër është në rend të ditës edhe projektligji për Fondin Sovran.

Rendi i ditës:

1.    Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3.    Pyetjet parlamentare,
4.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
5.    Votimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit,
6.    Votimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”, 
7.    Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,
8.    Votimi në Parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,
9.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
10.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,
11.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-102 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-139 për procedurën përmbarimore i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 05/L-118,
12.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-199 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-060 për Mjekësinë Ligjore,
13.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-177 për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë,
14.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor,
15.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
16.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-190 për zhvillim rajonal të balancuar,
17.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-200 për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse,
18.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-081 për Energjinë,
19.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-227 për përfaqësimin e institucioneve shtetërore në procedura gjyqësore dhe arbitrazh,
20.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,
21.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-238 për Fondin sovran të Republikës së Kosovës,
22.    Shqyrtimi i Raportit me rekomandim për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-009 për Ndërmjetësim,
23.    Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.04/L-156 për kontrollin e duhanit dhe të Ligjit nr.08/L-040 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-156 për kontrollin e duhanit,
24.    Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e 2 (dy) anëtarëve nga radhët e komunitetit shqiptarë në Komisionin e Pavarur për Media,
25.    Emërimi i kryesuesit dhe i një (1) anëtari të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit,
26.    Zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
27.    Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
28.    Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit për Kërkesa Pronësore në Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
29.    Emërimi i kryesuesit dhe i anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,                30.    Zgjedhja e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
31.    Shqyrtimi i  Propozim -Vendimit të Qeverisë  së Republikës së Kosovës për shkarkimin e znj. Kimete Gashi nga pozita e anëtares së Organit Shqyrtues të Prokurimit.