Kuvendi Komunal i Prishtinës mblidhet për shkarkimin e kryesuesit Pëllumb Bajqinovci - VIDEO

Kuvendi Komunal i Prishtinës është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për të shkarkuar kryesuesin, Pëllumb Bajqinovci.

Para se të niste seanca kryetari i komunës, Përparim Rama u pa duke përshëndetur opozitarët.

“Ne jemi zgjedhë për shnëdrrim të qytetit e jo të bëjmë lojëra politike”- tha Rama në hyrje të seancës, duke kërkuar që tës shkarkohet kryesuesi.

“Po ju bëjë thirrje para se të votoni nëse doni të kujtoheni se brez i lojërave politike apo i zhvillimit të Prishtinës. Nuk jemi zgjedhë për tu marr me lojëra politike, kapërceni përplasjet mes egove. Mos e votoni këtë rrëmbim të pushtetit. Pëllumbi është djalë model i Prishtinës që ka punuar me nder e korrektësi. Po shkarkohet pse nuk janë mbajt dy mbledhje të Kuvendit. A po përfaqësoni pazaret e grupeve të interesit apo qytetarëve?”- ka thënë Rama.

Tutje ai thotë se Prishtina është duke punuar për realizimin e projekteve.

“Sot ju drejtohem juve në vecanti qytetarë sepse mjaft i jemi drejtuar njëri tjetrit me fjalën lënduese ketu në sallë. Tani kur projektet po nisin më Prishtinë, po tentohet të ndalet zhvillimi për inate puro politike. Kur jemi duke punuar për rrugë, shkolla, cerdhe, ndriqim publik, ngrohje. Oportunizmi politik po kërcënon të na e marf pushtetin, tentativa e sotme është përpjkete për të bllokuar Prishtinën dhe ëahtë shuplakë për qytetartë”- shtoi kryetari.

Pas fjalimit Përparim Rama dhe kryesuesi Pëllumb Bajqinovci lëshuan sallën.

Ndryshe, Pëllumb Bajqinovci u zgjodh kryesues i Kuvendit Komunal më 21.07.2023 pas shkarkimit të Fehmi Kupinës më 27.06.2023 pas propozimit të LDK-së, shkarkim të cilin opozita e ka quajtur të paligjshëm dhe që nuk janë respektuar opinionet ligjore të Ministrisë së Pushtetit Lokal.

Opozita madje pati bojkotuar disa seanca për faktin se, sipas tyre, kryetari nuk po përfill ministrinë për ligjshmërinë e vendimeve që dalin nga Kuvendi Komunal.

Derisa, më 08.02.2024 PDK njoftoi për dalje nga koalicioni qeverisës me LDK-në në Komunën e Prishtinës duke i hapur kështu rrugën krijimit të një shumice të re.

Shkak për prishje të koalicionit, sipas PDK-së, ishte moskoordinimi dhe mostrajtimi si partnerë lidhur me hartim të agjendës dhe pikave që shkojnë në Kuvend Komunal, me theks, mosdakoridmi për këmbim të pronës private në zonën e mbrojtur në Badovc me pronën publike në lagjen ‘Prishtina e Re’.