Kurti takohet në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të Kongresit të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD)
Kurti e ka quajtur të frytshëm takimin me Scholzin, ndërsa ka thënë se nënvizuan fuqinë e marrëdhënieve mes dy shteteve.
“Kurti shprehu edhe në këtë rast mirënjohjen dhe falënderimin e tij për rolin e rëndësishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për popullin dhe Republikën e Kosovës “- thuhet në njoftimin e Zyres se Kryeministrit.
Ai po ashtu, ka shprehur kënaqësinë për pjesëmarrjen në kongresin e SPD-së.
“Kënaqësi të marr pjesë në kongresin e partisë SPD në këtë vit, ku pata një takim të frytshëm me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ku nënvizuam fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vizionin tonë të përbashkët si socialdemokratë që nxisin drejtësinë, përparimin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”- ka shkruar Kurti në rrjetin social X.
A pleasure to participate in this year’s SPD party congress, where I had a fruitful meeting with @Bundeskanzler, underscoring the strength of our bilateral relations and our shared vision as social democrats fostering justice, progress & prosperity for our citizens. pic.twitter.com/4ZGQnkYqXs
— Albin Kurti (@albinkurti) December 9, 2023
Kurti dje ka udhëtuar për në Berlin.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka shkuar në kryeqytetin gjerman së bashku me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku.
“Atje kryeministri Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD)’’ – thuhet në njoftimin e ZKM-së.