Kurti me ministra viziton fshatin Llaushë të Skenderajt për të parë dëmet e shkaktuara nga vërshimet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat Armend Mehaj e Elbert Krasniqi, kanë vizituar fshatin Llaushë të Skenderajt, për të parë dëmet e shkaktuara nga vërshimet.

Në Skenderaj, kryeministri Kurti është pritur nga kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, i cili ka thënë se përveç ekonomive familjare, vërshimet kanë shkaktuar dëme edhe në bujqësi dhe infrastrukturë publike.

“Përveç ekonomitë familjare dhe bujqësia, edhe infrastruktura publike është në gjendje të rëndë, ku në disa zona është vështirësuar qarkullimi dhe furnizimet. Dëme të konsiderueshme u shkaktuan edhe ne fermën e pulave” – ka shkruar Nura në Facebook.

Nura ka thënë se familjet e prekura nga vërshimet në Skenderaj, kanë nevojë më shumë se kurrë për përkrahje nga niveli qendror.