Albin Kurti - LV - FOTO KALLXO

Kurti: Ka deputetë të pakicave që ishin kundër mocionit të mosbesimit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ ka thënë se kishte deputetë të pakicave në Kuvend që ishin kundër mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së tij ,të votuar me 25 mars.

“Ka deputetë të pakicave që ishin kundër  mocionit të mosbesimit, Zekri Taharliti, Fidan Zholla, Albert Krasniqi, ishin kundër mocionit. Këta nuk kanë nevojë të shkojnë askund, por duhet të ndahet e mira prej jo të mirës. Duhet të ndahen ata që janë të drejtë prej atyre që janë të padrejtë”, ka deklaruar Kurti në ‘Jeta në Kosovë’

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është i ftuar sonte përballë Jeta Xharres për të biseduar mbi situatën politike dhe menaxhimit të pandemisë COVID-19.

Qeveria LVV-LDK ra më 25 mars pas një mocioni i inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Albin Kurti udhëhoqi ekzekutivin kosovar 51 ditë. Qeveria e Kurtit është qeveria më jetëshkurtër në historinë e Kosovës.