Kurti fillon takimin me ministrin gjerman, Pistorius

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius.

Takimi po mbahet i mbyllur për media.

Pistorius fillimisht ka zhvilluar takim me presidenten Vjosa Osmani.

Ai tha se Gjermania pas SHBA-së është njëra nga mbështetëset me të mëdha të Kosovës.

“Ne bashkëpunojmë më sukses në shumë fusha. KFOR-i mbetet si garantues për stabilitet dhe siguri. Stabiliteti i rajonit dhe Kosovës është i një rëndësie të veçantë për ne. Ne në kuadër te NATO-s kemi deklaruar qe do të ofrojmë kompani shtesë që do të vij këtë pranverë dhe do të jetë e gatshme për veprim”- tha ai.

Ministri gjerman i Mbrojtjes kërkon shtensionim të situatës