Foto: ZKM
Kurti falënderon banorët e Banjskës për qetësi dhe maturi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka falënderuar banorët serbë në Banjskë të Zveçanit për qetësi dhe maturi e besim.
Ai ka ndarë disa fotografi të Policisë së Kosovës duke u shpërndarë pako ushqimore banorëve atje.
Kurti ka thënë se Policia është në shërbimin e tyre.
“Krahas operacionit të tij anti-terror, Policia e Kosovës ka shpërndarë 100+ pako ushqimore në Banjskë për banorët shumicë serbë të Kosovës në këtë zonë, përveç adresimit të nevojave të tjera elementare. Falënderoj qytetarët tanë për qetësinë, maturinë dhe besimin e tyre. Policia është në shërbimin tuaj”- ka shkruar Kurti në platformën X.
Alongside its anti-terror operation, @Kosovo_Police has distributed 100+ food packages in Banjskë to the majority Kosova-Serb residents in the area, in addition to addressing other basic needs. I thank our citizens for their calm, prudence & trust. The Police are at your service. pic.twitter.com/XiNS4GbcoY
— Albin Kurti (@albinkurti) September 26, 2023
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vlerësuar në aspektin e sigurisë, situata në veri të vendit është e qetë, por mbetet e tensionuar.
Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra, një tjetër u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.
Policia e Kosovës kishte rrethuar të dyshuarit, rreth 30 persona – pjesëtarë të grupit të armatosur terrorist që gjendeshin në manastirin e Banjskës, derisa sulmet ndaj njësiteve policore vazhduan edhe në mbrëmjen e 24 shtatorit.