
Foto:ZKM
Kurti bisedon me këshilltarin e Biden: Kërkova ndihmë të shtuar kundër planeve luftarake të Serbisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, Jake Sullivan.
Kurti ka thënë se në telefonatë ka falënderuar SHBA-në për mbështetje dhe ka kërkuar ndihmë të shtuar kundër planeve luftarake të Serbisë.
“Kisha një thirrje inkurajuese me presidentin Joe Biden dhe Sullivan. I falënderova SHBA-në për mbështetjen ndaj sigurisë kufitare të Kosovës dhe kërkova ndihmë të shtuar kundër planeve luftarake të Serbisë. E sigurova atë për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi ynë për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundur”- ka shkruar Kurti në platformën X.
Encouraging call w/ @POTUS NSA @jakejsullivan. Thanked him for 🇺🇲 support of 🇽🇰 border security & requested increased assistance against Serbia’s warfare plans. Assured him of continued Kosova Police cooperation w/ KFOR & that our commitment to protect all citizens is unshakable.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 29, 2023
Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra, një tjetër u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.
Policia e Kosovës kishte rrethuar të dyshuarit, rreth 30 persona – pjesëtarë të grupit të armatosur terrorist që gjendeshin në manastirin e Banjskës, derisa sulmet ndaj njësiteve policore vazhduan edhe në mbrëmje.
Organet e rendit konfirmuan se tre sulmues janë vrarë.