Kryetari i Zveçanit emëron nënkryetaren e komunës (DOKUMENT)

Sllagjana Pantoviq është emëruar nënkryetare e komunës së Zveçanit.

Vendimi për emërimin e saj në këtë pozitë është marrë sot nga kryetari i kësaj komune, Ilir Peci.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, Sllagjana Pantoviq ka qenë kandidate e pavarur për kryetare të Komunës së Zveçanit.

Ajo ka qenë është njëra nga dhjetë kandidatët në garën për kryetar në zgjedhjet për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës.

Pantoviq ishte e vetmja kandidate nga komuniteti serb.

Sllagjana Pantoviq duke votuar në zgjedhjet e jashtëzkaonshme në Zveçan | Foto: KALLXO.com

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit të mbajtura në katër komunat veriore të Kosovës, kryetari i ri i Zubin Potokut, u zgjodh Izmir Zeqiri nga PDK, në Zveçan Ilir Peci, po ashtu nga PDK-ja, në Mitrovicë të Veriut Erden Atiq, ndërsa në Leposaviq Lulzim Hetemi nga LVV-ja.

Qytetarët serbë të cilën bojkotuan këto zgjedhje, tash e një javë janë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve në objekte.

Kryetari i ri i Zveçanit Ili Peci detyrat e tij po i kryen nga zyra e regjistrimit civil në fshatin Lipë të kësaj komune.