Ilustrim: Trafiku rrugor në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës: Përdorimi i urbanit vetëm në rast nevoje

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se vendimi i qeverisë është për mbylljen e restauraneve, pubeve e kafeterive dhe Qendrave Tregtare, që konsiderohen si aktivitete sociale dhe që pa to mundemi të funksionojmë përkohësisht.

Ai thotë se vendimi i qeverisë është keqkuptuar pasi që nuk janë mbyllur të gjitha bizneset.

“Shërbimet tona vazhdojnë të funksionojnë edhe pse mund të jenë të reduktuara. Mos harroni se masa më e mirë është në duart e juaja e ajo është që ti reduktoni aktivitetet që nuk i keni të domosdoshme. Pra Rri Nshpi në qoftë se nuk keni nevojë me dal”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Tutje Ahmeti ka thënë edhe se pas konsultimeve me Ministrin e Shëndetësisë dhe në bashkërendim të institucioneve, Transporti publik do të vazhdojë funksionimin sepse ka nevojë qoftë së funksionon vetëm për stafin shëndetësor.

Edhe për përdorim të urbanit Ahmeti ka thënë se rekomandimi është vetëm në rast nevoje.

“Shoqata e Taksive na ka informuar që anëtaret e shoqatës Pasagjeri do të suspendojnë veprimtarinë përkohësisht duke filluar sot nga ora 15:00! I mirëkuptojmë dhe do të jemi në kontakt me shoqatën sipas nevojës”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.

Masat për coronavirusin – 10 veprimtari që i ndaloi Qeveria

.