Kryesuesi i bordit të Trustit: Tërheqja e mjeteve të jetë mekanizimi i fundit për intervenim

Kryesuesi i bordit të Fondit Pensional të Kursimeve, Ruzhdi Morina duke komentuar idenë për tërheqjen e fondeve nga Trusti Pensional i Kosovës, tha se ata si institucion janë të gatshëm për të realizuar vendimet që vijnë nga Kuvendit, por thotë se duhet të shqyrtohen mekanizma të tjerë para.

Morina tha se një mundësi e tillë duhet të jetë mekanizimi i fundit që duhet të diskutohet.

“Ne si institucion nuk dëshirojmë te përfshihemi në këtë debat besojmë Se mbetet kompetence e institucioneve. Ne jemi të gatshëm për çdo vendim që e sjellë  Kuvendi por mendoj që para se të diskutohen vendime te tillë te shqyrtohen mekanizma te tjera kjo duhej te ishte çështja e fundit për të intervenuar në situata emergjent”, tha ai gjatë raportimit para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Sipas Morinës, viti 2022 pritet të jetë vit i vështirë ekonomik dhe sfidues sa i përket kursimeve pensionale në Kosovë.

Duke theksuar se lufta në Ukrainë dhe inflacioni janë ndër arsye kryesore të rënies se vlerës se investimeve në kursimet pensionale.

Ndërkaq drejtori i Trustit, Ardian Zalli tha se Trusti është pozicionuar mirë pavarësisht situatës.

“Kemi te bëjmë me një situatë shumë të paparashikueshme. Gjysma e rikuperimit ka ndodhur vetëm në këto javë ndërsa pritet të shihet tash e tutje”, tha ai.

Ditë më parë, Partia Demokratike e Kosovës bëri të ditur se ka dërguar në Qeveri projektligjin për plotësim-ndryshim të Ligjit për fonde pensionale, për çështjen e tërheqjes edhe një sasie të caktuar nga Trusti.

Mirëpo, subjekti politik më i madh në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se nuk do ta mbështesë këtë propozim të PDK-së.

Një nismë e tillë për tërheqje të mjeteve në Trust, ishte marrë nga Qeveria e kaluar me kryeministër Avdullah Hotin.

Kjo nismë u shoqërua me telashe dhe stërzgjatje në votimin e ligjit, probleme teknike më pas dhe çështje tjera. Atë vit, qytetarët e Kosovës tërhoqën nga kursimet e tyre pensionale mbi 198 milionë euro.

Tjetër mësymje parave të Trust-it, si shkoi nisma e vitit 2020