Kryeministri Kurti do të raportoj të premten në Kuvendin e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti do të raportoj të premten në Kuvendin e Kosovës para se të udhëtoj për në Bruksel ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kryesia e Kuvendit e ka parnuar kërkesën e kryeministrit Kurti për të raportuar në Kuvend.

“Përveç rendit të rregullt të ditës është diskutuar edhe kërkesa e kryeministrit Albin Kurti, për raportim para deputetëve në raport me zhvillimet që lidhen me dialogun Kosovë Serbi”, tha Mimoza Kusari Lila pas mbledhjes së kryesisë.

Në anën tjetër shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se kryeministri Kurti nuk duhet të diskutoj në Bruksel në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.