Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti thirret nga Prokuroria Speciale si dëshmitar

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ftuar si dëshmitar kryeministrin, Albin Kurti.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Zëdhënësi ka publikuar edhe ftesën që i është dërguar Kryeministrit nga Prokuroria Speciale, e cila mban nënshkrimet e Prokurorëve, Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi.

Kryeministri është thirrur të paraqitet në ambientet e Prokurorisë Speciale, më 16.12.2024.

Kurti është thirrur si dëshmitar në lëndën PPS.nr.62/2023, në një rast që ka të bëjë me veprën penale – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Foto: Përparim Kryeziu / facebook