Ilustrim

KRU Gjakova fillon me reduktime të ujit të pijshëm në Rahovec, ky do të jetë orari

Kompania Rajonale e Ujësjellsit “Gjakova” njofton se kanë filluar me reduktime të furnizimit me ujë për qytetin e Rahovecit.

Sipas njoftimit, reduktimet do të fillojnë nga ora 23:00-06:00 për zonën e parë të qytetit, ndërsa reduktimet për fshatin Potoqan i Ulët dhe Potoqan i Epërm do fillojnë nga ora 22:00 deri 06:00.

KRU “Gjakova” thotë se këto reduktime për Komunën e Rahovecit do të zgjasin deri në stabilizimin e furnizimit.