K.R.U. Gjakova. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

KRU 'Gjakova' apelon: Mos e përzieni ujin e ujitjes me atë të pijes!

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka apeluar, me fokus, konsumatorët e fshatit Xërxe, por dhe të gjithë konsumatorët e tjerë që të kenë kujdes në përdorimin e ujit të ujitjes, mos ta përziejnë atë me ujë të pijes.

Sepse sipas njoftimit të tyre, sot ekipet e kontrollës së KRU Gjakova kanë hasur në një lidhje ku është përzier uji i ujitjes me atë të pijes në lagjen Kabashi dhe Gashi, Fshati Xërxe-Rahovec.

“Lusim konsumatorët e lagjeve të lartë cekura që ujin të mos e përdorin për pije deri në njoftimin e radhës. Raste të tilla të keqpërdorimit janë të dënueshme dhe KRU “Gjakova” është gjithnjë në bashkëpunim me organet e drejtësisë” – thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova” më 01.07.2024.