Foto: KALLXO.com Ilustrim

Vushtrri, Policia arreston një person që dyshohet se dhunoi një të mitur

Policia në Vushtrri gjatë patrullimit ka takuar në rrugë një të dyshuar i cili ishte duke mbajtur me forcë një të mitur.

Rasti ka ndodhur më 02.07.2024, rreth orës 10:00.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari dhe e mitura janë shoqëruar në NJHP-Prishtinë dhe gjatë intervistimit kanë pranuar se me dëshirën e tyre kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Rasti është inicuar si ‘Dhunim’ dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.