KQZ pezullon PSD-në, nuk mbajtën Kuvendin Zgjedhor brenda afatit

Me 8 vota pro Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka vendosur për pezullimin e Partisë Socialdemokrate (PSD).

Arsyeja e pezullimit, sipas KQZ është për shkak se kjo parti politike nuk ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, brenda afatit të përcaktuar me ligj.

Besnik Buzhala nga Zyra për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike ka thënë se PSD-ja është dashur që Kuvendin Zgjedhor ta mbajë më së largu deri më 15 dhjetor.

“Rekomandojmë pezullimin e Partisë Social Demokrate, është dashtë ta mbaj Kuvendin Zgjedhor më 15 dhjetor. Më 12 dhjetor, tre ditë para mbajtjes së Kuvendin kanë kërku me mbajt Kuvendin në janar. Partitë obligohen që kërkesat për shtyrje të Kuvendit të i paraqesin së paku 10 ditë” – ka thënë Buzhala.