Qendra e Numërimit dhe rezultateve. Foto: KQZ

KQZ mblidhet për votat me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot nga ora 10:00 pritet të mbajë mbledhjen e radhës.

Në mbledhje do të raportohet lidhur me rinumërimin e vendvotimeve sipas vendimit të KQZ-së.

Po ashtu do të ketë raportim edhe lidhur me periudhën e votimit përmes postës.

Organizata GERMIN ka kërkuar që të futen në sistemin e numërimit 4 mijë e 500 pako me vota të ardhura nga diaspora.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës u mbajtën më 6 tetor në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2545 vendvotime.

Nga rezultatet preliminare të KQZ-së, VV ka fituar 25.49 për qind të votave, pasur nga LDK me 24.82 për qind të votave.

Këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.