Kandidatët e VV-së në Shqipëri- Foto: LVV në Facebook

KQZ-ja certifikon tre kandidatët e Vetëvendosjes në Shqipëri

Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani, kandidatë për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Lajmin e ka bërë të ditur Vetëvendosja përmes një njoftimi në Facebook.

“Ata ndërthurin parimet e vlerat kolektive të aktivistëve të Lëvizjes, idealin shoqëror e kombëtar dhe përpjekjen për zhvillim e drejtësi, me përgatitjen intelektuale e profesionale, dhe gatishmërinë për angazhim në dobi të vendit. U urojmë suksese Boikenit, Kreshnikut dhe Iliazit, dhe gjithë aktivistëve e simpatizuesve të Lëvizjes, në Shqipëri e kudo” ka shkruara VV-ja.

Iliaz Shehu është kandidat për Qarkun e Lezhës, Kreshnik Merxhani për Qarkun e Gjirokastrës e Boiken Abazi për Qarkun e Tiranës.

Kjo është hera e parë që Lëvizja Vetëvendosje merr pjesë në zgjedhjet në Shqipëri.