KQZ bën zëvendësimin e 10 deputetëve të Listës Serbe

Me kërkesën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka zëvendësuar deputetët të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, të cilët dorëzuan mandatet e tyre më 7 nëntor.

KQZ-ja mori vendim për rekomandimin e kandidatëve të radhës për zëvendësimin e 10 deputetëve të dorëhequr të subjektit politik “Srpska Lista”.

Sipas rekomandimit “nëntë (9) kandidatët e radhës nga subjekti politik “Lista Srpska” dhe një (1) kandidat nga subjekti politik GI Za Slobodu Pravdu i Opstanak – GI SPO, të certifikuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt 2021, do të zëvendësohen me 10 të dorëhequrit”.

Zëvendësimet janë bërë sipas tabelës vijuese:

KQZ nuk e hodhi fare në votim pikën për shqyrtimin e dorëheqjeve të Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve të Komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Burim Ahmetaj kryeshef i sekretariatit të KQZ tha se sekretariati do t’i ndërmerr veprimet e nevojshme ligjore.

Sami Kurteshi anëtar i KQZ-së nga LVV tha se është fatkeqësi që ata kanë dhënë dorëheqje si zyrtarë komunalë.

“Mendoj se dorëheqja e tyre nuk duhet të pranohet”- tha Kurteshi.

“Mua më vjen mirë që nuk kanë pas arsyetim për çështje diskriminimi, mos bashkëpunimi, sjellje të keqe të KQZ-së.  Dorëheqja ligjërisht nuk është e drejtë” – tha ai.

Kreshink Radoniqi, kryesues i KQZ-së,  tha që mos të ketë nguti për aprovimin e dorëheqjes së zyrtarëve të lartë Komunal të Zgjedhjeve të Komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Sami Hamiti tha se kjo dorëheqje nuk ka të bëjë me çështje individuale është çështje politike.

Deputetët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje të hënen në shenjë pakënaqësie me vendimin e qeverisë së Kosovës për konvertimin e tabelave nga ato ilegale në RKS.

Çka ndodh nëse asnjë parti serbe nuk zëvendëson deputetët e dorëhequr të Listës Serbe?