Ilustrim - Paratë e konfiskuara nga Policia

Kosovë, tri raste të parave të falsifikuara brenda 24 orëve

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve janë raportuar tri raste të falsifikimit të parave.

Në Prishtinë, një zyrtare e bankës private ka informuar se gjatë numërimit ka hasur në një monedhë prej 100 euro të falsifikuar.

“Monedha është konfiskuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Edhe në Fushë Kosovë një zyrtar i një banke private ka informuar se gjatë numërimit ka hasur në monedha të metalit të falsifikuara.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për 461 euro.

Paratë janë konfiskuar ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti i tretë ka ndodhur në Gjilan, ku një zyrtar i një banke, ka informuar se e një grua ka deponuar një monedhë prej 200 euro të falsifikuar.

“Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.