Kosovarit i sekuestrohen 15 mijë euro në Rinas

Kosovarit Sh.Th i janë sekuestruar 15 mijë euro të cilat nuk i kishte deklaruar në pikën kufitare në Rinas.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur paratë e fshehura në çantë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së riskut, në dalje në PKK Rinas, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar të bagazheve, shtetasin kosovar Sh. Th, 37 vjeç, i cili udhëtonte për në Dubai”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Është bërë e ditur se në lidhje me rastin kanë filluar procedurat penale ndaj të dyshuarit.