Foto: Policia e Kosovës

Policia sekuestron 6 armë dhe qindra fishekë në Ozdrim të Pejës

Një person është arrestuar pasi atij i janë gjetur dhe sekuestruar 6 armë dhe qindra fishekë.

Arrestimi ka ndodhur sot në Ozdrim të Pejës.

Operacioni për kapjen e të dyshuarit është realizuar pas një pune intensive të nënstacionit policor të Vitomericës.

Sipas Policisë, operacioni është ndërmarrë pas raportimit të një rasti të gjuajtjes me armë zjarri që ka ndodhur më 14 dhjetor në fshatin Ozdrim.

Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar armët dhe materialet: Një pushkomitraloz i lehtë dhe një karikator i të njëjtës armë; një pushkë gjuetie gjysmë-automatike; një pushkë ajrore; një pistoletë “Ekol Tuna” dhe nje karikator i saj; një pistoletë M-57  dhe një karikator saj, një pistoletë me gaz “Blow C06” dhe një karikator i saj, 16 fishekë kalibër 7.62×25 mm, 13 fishekë kalibër 6.35mm, 93 fishekë kalibër 7.62x39mm, 1 kuti me diabolla, 47 fishekë me gaz, 14 fishekë për pushkë gjuetie, 3 gëzhoja kalibër 7.62x39mm, 1 gëzhojë për pushkë gjuetie kalibër 12mm, 1 shënjestër optike, 1 thikë dhe një leje e armës së gjuetisë në emër të A.T.