Pushka e sekuestruar në Prizren, Foto: Policia e Kosovës/Facebook

Dyshohet se gjuajti me armë në natën e ndërrimit të viteve, i sekuestrohet një pushkë të dyshuarit në Prizren

Policia e Kosovës e ka shoqëruar në stacion policor një person në Billosh të Prizrenit, pasi i njëjti dyshohet se ka gjuajtur me armë mesnatën e ndërrimit të viteve.

Policia ka sekuestruar një pushkë të tipit M48A të prodhimit jugosllav me nr.serik 12286, dhe 11 fishekë te i dyshuari H.B.

Sipas policisë, i dyshuari nuk ka poseduar leje për armë dhe është shoqëruar në stacion policor. Pasi është intervistuar, i njëjti ka pranuar veprën penale. 

Raportimi për gjuajtjen me armë është bërë më 17 janar apo rreth 17 ditë pas fillimit të vitit 2024.

Me vendim të prokurorit, rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt, ndërkaq hetimet janë duke vazhduar për veprat penale “Shkaktimi i Rrezikut të Përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, posedim të paautorizuar të armëve”.