Kosova dënon sulmet në Izrael

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dënuar sulmet me raketa mbi Izrael.

Deri më tani, 22 izraelitë të vrarë u konfirmuan nga autoritetet vendase ndërsa mbi 500 të tjerë, u plagosen.

“Kosova dënon fuqishëm sulmet terroriste kundër Izraelit. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Izraelin në këto momente të tmerrshme. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin” – thuhet në reagimin e MPJD-së në rrjetin social X.

Ndërkohë, gjatë ditës, kryeministri i Izraelit njoftoi popullin se tashmë vendi i tyre ndodhet në një luftë.

Luftimet në Izrael, shkon në 22 numri i të vrarëve