Koordinatorja për Mbrojtje të Dhunës në Familje raporton para komisionit për të Drejta të Njeriut

Në komisioni për të Drejta të Njeriut është diskutuar për dhunën në familje dhe trajtimin e kësaj çështje nga institucionet në Kosovë.

Në cilësinë e Koordinatores Nacionale për Mbrojtje të Dhunës në Familje ka raportuar zëvendësministrja e drejtësisë, Nita Shala.

Zëvendësministrja Shala ka theksuar se janë duke u realizuar aktivitete të cilat kanë synim parandalimin e dhunës në familje.

“Nga 140 aktivitetet e parashikuara për periudhën tre vjeçare, 34 prej tyre veç se kanë filluar të zbatohen nga akterët përgjegjës”, ka thënë Shala.

Shala gjithashtu ka përmendur katër strategjitë të cilat janë duke i përdorur për trajtim të këtyre rasteve.

“Objektivat strategjik janë katër prej tyre: masat parandalueses dhe edukuese të publikut, harmonizimi i politikave dhe akteve ligjore me standarde ndërkombëtare , rritje e sigurimit, trajtimi i viktimës dhe trajtimin e kryesit  të dhunës”, ka thënë ajo.

Tutje, zëvendësministrja ka thënë se sfidë mbetet rritja e koordinimit dhe përgjigja institucionale.