Pamje nga pjesëmarrja e FSK-së në ushtrimin fushor “KFOR 33”. Foto: Ejup Maqedonci/FSK

Kontingjenti i FSK-së ka përfunduar me sukses aktivitetet në ushtrimin fushor “KFOR 33”

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen në ushtrimin fushor “KFOR 33”.

Kështu ka njoftuar më 18.02.2024 ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka thënë se ky kontingjent tashmë është kthyer në Kosovë.

Sipas Maqedoncit, ushtrimi fushor “KFOR 33” është ushtrim shumëkombësh në të cilin marrin pjesë më shumë se dhjetë shtete partnere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ushtrimi ministri tha se realizohet në bazën ushtarake amerikane në Gjermani (JMRC-Hohenfels).

Gjithashtu Maqedonci tregoi se ushtrimi është i dizajnuar që të testojë dhe vlerësojë gatishmërinë e njësive luftarake të ekipeve luftarake të Brigadës së Këmbësorisë (48 IBCT) si pjesë e rotacioneve për misionin e KFOR-it në Kosovë dhe po ashtu përgatit shtetet partnere për operacione të përbashkëta.