Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.

Takimi është i mbyllur për media.

Viziten e tij në Kosovë, Hasani e ka filluar me takimin që ka mbajtur me homologen e tij Donika Gërvalla.

Ndërsa më pas është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.