Kryetari Glauk Konjufca në takim lamtumirës ambasadoren finlandeze, Pia Stjernvall, 21 shkurt 2022

Konjufca: Finlanda i ka dhënë përkrahje të çmuar proceseve të shtendërtimit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Sjernvall dhe e ka falënderuar për bashkëpunimin gjatë shërbimit si ambasadore në Kosovë.

Në takim Konjufca ishte i shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, ndërkaq Stjernvall shoqërohej nga i Ngarkuari me Punë, Johan Schalin, thuhet në njoftim për media të Kuvendit.

Sipas njoftimit, Konjufca është shprehur mirënjohës për kontributin e ambasadores Stjernvall dhe ka theksuar përkrahjen e Finlandës në proceset e shtetndërtimit demokratik të Kosovës

“Duke i dëshiruar suksese në angazhimet e radhës, kryetari Konjufca është shprehur mirënjohës për kontributin e ambasadores Stjernvall në shumë fusha e projekte konkrete dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës. Ai po ashtu ka theksuar përkrahjen e çmuar të Finlandës në proceset e shtetndërtimit demokratik të Kosovës dhe fuqizimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, ambasadorja Stjernvall ka vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Finlandës dhe Kosovës dhe ka konfirmuar njëherësh avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë në të mirë të dy popujve.

“Ndërsa, ambasadorja Stjernvall ka vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Finlandës dhe Kosovës, duke konfirmuar njëherësh avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë në të mirë të dy popujve dhe vendeve tona mike”, bëhet e ditur në njoftimin për media.